user

Hoxhë Mirsim Maliçi

(Pa)Përgjegjësia prindërore nuk duhet të ngushëllohet aq me ngjarjen e zymtë të djalit të Nuhut (alejhi’s-selam!), sa duhet të motivohet me ngjarjet e panumërta të ndritshme të fëmijëve të profetëve, të dijetarëve e të njerëzve të devotshëm. Si bëhet që gjithandej të shihet si esencë, e jo si përjashtim që “dardha pikë ndër dardhë”, saktësisht tek familjet me ndonjë vlerë të theksuar, qoftë pasuri, shkollim, pushtet, qytetari, pritet një vazhdimësi, edhe nëse jo krejt si pararendësit, por kur kemi të bëjmë me kontekstin tonë fetar, sikur këtë s’kemi dëshirë ta quajmë të mirëqenë, që, nga prindër të udhëzuar pritet, me mirësinë e Allahut, të dalin familje e pasardhës të udhëzuar. Fshehja e së vërtetës është e llojllojtë, porse përherë e qortuar: përjashtimi nuk është esencë, po as esenca nuk është pa shpjegim. S’kemi punuar mjaftueshëm?! E po, më mirë të angazhohemi me kërkimfalje, sesa të ngushëllohemi me ngjarjen e birit të Nuhut (alejhi’s-selam!). - Shkup, 11.11.2025

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Epërsia mund të jetë aksident, thjesht je gjendur diku ku të tjerët nuk kanë përparuar, sikundërqë epërsia mund të jetë edhe mirazh, thjesht je shfaqur në një shkretëtirë ku përshtypja e rreme bën që njerëzve t’iu dukesh ndryshe nga ç’je. Në të vërtetë, epërsia e denjë është ajo që lëviz me madhështinë e vetë, por edhe i lëviz të tjerët, madje edhe kur ata janë të vegjël, të dobët a të papërparuar; është ajo që çel udhë për vete, por edhe për të tjerët, madje edhe kur ata s’ia kanë idenë udheve; është ajo që sfidohet, ripërtrihet e mëkëmbet, por edhe që nxjerr prej të dobëtit të fortin, prej të këputurit të paepurin dhe prej të përgjumurit vizionarin. Lideri nuk është ustai i njerëzve të arrirë, të zoti e veteranë, por ustai i çirakut, i mjeshtrit fillestar, i mjeshtrit të dobët, i mjeshtrit të zoti, e i mjeshtrit më të fortë se vetë ustai, por edhe i mjeshtrit të së ardhmes që do ta udhëheq. Lideri nuk është koka që i tregohet detyra nga njerëz të etur për dikë me epërsi; është ai që vetë i di detyrat edhe nëse (s’)rrethohet me epërsi, i shpik detyrat edhe nëse askujt s’i shkojnë në mend, e që i aspiron renditjet e safave, edhe kur ato s’janë fare hiç. - Shkup, 07.11.2025 

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Dijetarët e “papërsëritshëm” të brezave të hershëm, janë kurorëzim i një përpjekjeje me ambicie qiellore: njohja dhe adhurimi i denjë i Allahut, çmimi i përjetshëm i të qenët trashëgimtar profetësh, rreshtimi në safat e shërbëtorëve të fesë, përfshirja në lutjet e engjëjve e të llojlloj gjallesave, përgatitja e shpirtit për ta shitur atë në tregun e ahiretit dhe investimi për të gjetur sa më shumë shpërblime që kanë rrjedhur edhe pas vdekjes. Dhe kjo ambicie është shpjegim i tatëpjetës sonë. Kur dija të synohet me ambicie toke: vëmendje, autoritet, famë, ballinë, hapësirë, punësim, kontratë, e llojlloj lidhjesh me njerëzit, intereset dhe me dynjanë, ajo përbën një urë të përbaltur, që shumë shpejtë do të braktiset. Ilmi është frymëmarrja e ambiciozëve, barkushja e kuptimësisë së jetës së mendjendriturve dhe ninëza e syve të largpamësve. Përsëritshmëria e epiteteve të arrira tek selefi ynë është po sikur përsëritja e historisë: ata shtegtuan me ambicie qielli, e po, pse t’ia vlejë një ambicie tjetër?! Zgjohu për ilmin, se mizani nuk mat vetëm veprat, po dhe vetë protagonistët: e po, kush je ti në Ditën e Gjykimit?! Ti je, si gjithë krijesat, një rob prej robërve, por “Thuaj: A barazohen ata që dinë me ata që s’dinë?”?!


user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Ata ishin shokët e tij, e ne vëllezërit; ata e përshëndetnin duke e përqafuar, e ne duke u përmalluar; ata i shihnin mrekullitë, e ne paralajmërimet. E po, sal-lallahu alejhi ve selem, e pamë, po sa herë e pamë, “do ta shesin fenë për hiçgjë të kësaj dynjaje”, e pamë, po sa herë e pamë, që “askush s’e shtrëngon fetarinë, veçse ajo e mund atë” dhe se “ekstremistët shkatërrohen”, e pamë, po sa herë e pamë që “i pavleri jep opinion për masat”, e pamë, po sa herë e pamë poshtërsinë e prejardhur nga “zemra të mbushura me dashuri për dynjanë dhe me urrejte të vdekjes”. I pamë, por bindja e shtuar a na udhëzoi?! I pamë, por a na trembi profecia e dalë tek shoku, fqinji e vëllai ynë?! Ajo që del pranë nesh, vallë, pse s’mund të jetë një paralajmërim tjetër, veçse i fundit, për ne?! - 21.10.2025

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Grumbullimi i ujit në një pellg tregon kush e ka lëshuar vadën, sikurse njëjtësia e ujit tregon nga cili burim vjen. Përfundimi dhe burimi janë dy anët e qarta të ngjarjeve që nuk vëzhgohen me ndjenjën e befasisë, por thjesht ftohët me sigurinë e vizionit. Dhe ja, merre, s’ka se si të jetë vadë e tjetërkujt, po as burim i panjohur: vocërrimat e madhështorëve tregojnë shpirtin e punës së atyre që me guralecë bëjnë kodra, kurse sikur-madhështitë e vocërrakëve tregojnë shpirtin e rrenës së atyre që me kodra iluzione duan të fshehin që s’kanë gjë tjetër veç ca guralecë. Kush është nisur për majet nga ku do të mbulohet me madhështinë e peizazhit të ambicieve, le ta gdhend në shkëmbin e vendosmërisë fjalën e Imam Malikut: “Nuk dua fjalë që nuk përfundojnë në vepër.” - 30.09.2025

Nga asgjëja në (mos)mirënjohës - komentim i surës el-Insan

Hoxhë Mirsim Maliçi

  • E mërkurë
  • (ligjëratë javore (30 min. pas ezanit të akshamit))
  • location-icon te mektebi i Medarixhit (rr. Qemal Ataturk, Shkup)
Libra

Shtigje të diturisë dhe besimit

  • Autor: Ibrahim Sekran
  • Përktheu: Mirsim Maliçi

I nderuari lexues, nga vrojtimet e mia bërë Kuranit, kam gjetur se nocionet dituria dhe besimi shpesh përmenden bashkërisht dhe afër njëra-tjetrës. Madje, Zoti i Lartësuar do ta merrte për dëshmi fjalën e një pale njerëzish, identiteti i të cilëve është bashkëdyzimi i dijes me besimin: “E, ata të...

Lexo më shumë

Tags